Rama kritikon kryebashkiakët që braktisin detyrën për Tiranën: Kjo praktikë duhet të marrë fund

Rama kritikon kryebashkiakët që braktisin detyrën për Tiranën: Kjo praktikë duhet të marrë fund

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta ndaj disa kryetarëve bashkish, të cilët sipas tij nuk po qëndrojnë pranë komuniteteve që drejtojnë, por largohen shpesh drejt Tiranës edhe gjatë ditëve të punës.

 

Gjatë një aktiviteti kushtuar modernizimit të infrastrukturës së komunikimeve elektronike, Rama tha se ka marrë vazhdimisht ankesa nga qytetarët për mungesën e disa kryebashkiakëve në territor. 

 

Ai theksoi se fenomeni është evidentuar kryesisht në zonën juglindore të vendit, përgjatë aksit Tiranë-Korçë.

 

Kryeministri kërkoi që kjo sjellje të marrë fund menjëherë, duke e konsideruar të pajustifikueshme dhe të papranueshme largimin nga detyra për arsye personale gjatë javës së punës. 

 

Sipas tij, drejtuesit vendorë duhet të jenë të pranishëm në komunitetet që përfaqësojnë dhe të mos i lënë qytetarët pa vëmendjen e nevojshme.

 

Rama paralajmëroi se, nëse situata vazhdon, në të ardhmen do të bëjë publikë edhe emrat e kryebashkiakëve që nuk respektojnë detyrimet ndaj komunitetit.

 

Ai përjashtoi nga kritikat kryebashkiakun e Korçës dhe ministrin e Pushtetit Vendor, të cilët i cilësoi si shembuj pozitivë të përkushtimit në detyrë.

 

Kam një vërejtje për disa nga kryetarët e bashkive, nuk dua ti përmend me emra. Janë bërë pak problem për komunitetin, pasi nuk qëndrojnë në komunitet gjatë gjithë javës, por vijnë në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës atje. 

 

Kjo praktike duhet të marrë fund. Nuk janë të gjithë, por janë disa. Ndërkohë shembulli i ministrit aktual të pushtetit vendor, që vjen nga një eksperiencë shërbimi jashtë Tiranës, edhe pse shtëpinë e ka në Tiranë është një shembull që duhet ta kenë parasysh disa kryetarë që sot nuk dua ti përmend me emra, por herën tjetër do të duhet ti përmend me emër dhe publikisht.

 

Që lënë komunitetin dhe detyrën përpara sesa në fakt të vijë ai që është momenti zyrtar i pushimit që edhe aty ha diskutim kjo punë dhe vijnë në Tiranë. Kjo nuk është e jusitifikueshme dhe nuk është e pranueshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy