
Shtetasit rusë me viza aktive Shengen nuk do të mund të hyjnë në Lituani duke filluar nga ora 00:00 e së hënës.
Ditën e sotme hyn në fuqi vendimi i 13 shtatorit, i cili zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 15 dhjetor dhe ndalon hyrjen për shtetasit rusë, përfshirë ata me viza aktive Shengen.
Ky dekret u mbështet nga Polonia dhe pjesa tjetër e shteteve baltike, raporton Tass.
Ndërkohë, Lituania bëri përjashtime për disa kategori rusësh, duke përfshirë diplomatët, përfaqësuesit e opozitës, punonjësit e kompanive të dërgesave që lëvizin ngarkesat në shtetet e tjera të Bashkimit Europian dhe anëtarët e familjeve të njerëzve që kanë leje qëndrimi ose shtetësi të BE-së.
Që nga 1 janari i këtij viti, mbi 395 mijë qytetarë rusë mbërritën në republikën e Lituanisë.



