Legalizimet, Kikia: Shteti e ka lejuar vetë katrahurën në këmbim të votës, tani paguajmë kostot

Legalizimet, Kikia: Shteti e ka lejuar vetë katrahurën në këmbim të votës, tani paguajmë kostot

Banorë të Kodrës së Priftit denoncuan sot një plan që sipas tyre devijon projektin e Unazës së Madhe në segmentin lindor të saj. Ata thanë se pas këtij plani janë oligarkë të lidhur me pushtetin që synojnë të ngrënë zona rezidenciale.

Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetari Mentor Kikia tha se raste të tilla janë kostot e katrahure që shteti e ka lejuar vetë në 30 vite postkomunizëm.

Kjo është fotografia e Shqipërisë postkomuniste, që në 30 vjet shqiptarët u lanë të lirë të bënin ç’të mundnin, në tokë të vet, në tokë të huaj, në tokë të shtetit. E gjithë kjo marrëveshje që toleroi të paligjshmen për të fituar mbështetje politike dhe erdhi në këtë ditë, kur shteti nuk e ka për gjë të nxjerrë njerëzit nga shtëpia ku jetojnë prej 25 vitesh. Është gati e pamundur të vësh vijën e drejtësisë nëse ka të drejtë shteti apo ai që ka ndërtuar pa leje. Për interesa të investimeve publike do të bëhen shpronësime. Këtu ngec sharra në gozhdë. Në të njëjtën zonë, në një lagje ndërtimet janë legalizuar dhe në një tjetër nuk janë legalizuar.  Shteti e dinte që këtu do të kishte një projekt dhe për të shmangur koston financiare të projektit nuk i ka legalizuar. Ky është abuzimi që ndodh me njerëzit. Shteti nëse ka vendosur t’i legalizojë të gjitha ndërtimet pa leje, duhet t’i legalizojë edhe ata që preken nga ndërtimet urbane. Kjo është kostoja e një katrahure që shteti e ka lejuar vetë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy