Tërmeti i së martës, një ilustrim konkret i nevojës për informim (VIDEO)

Tërmeti i së martës, një ilustrim konkret i nevojës për informim (VIDEO)

Tërmeti i së martës dhe lëkundjet e panumërta që vijojnë të ndihen në Shqipëri e kanë kthyer të gjithë vëmendjen e qytetarëve te mediat tradicionale dhe ato online. Nevoja për t’u informuar në lidhje me atë që ndodh, në kushtet e pasigurisë që krijojnë tërmetet i kanë bërë me mijëra shqiptarë të zonave të Durrësit dhe Tiranës të shkarkojnë në smartfonët e tyre aplikacionet që përditësojnë të dhënat për çdo lëkundje të tokës. Më i përdoruri rezulton të jetë Last Quake (tërmeti i fundit), një aplikacion i Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Dy ditët e fundit, aq i lartë ka qenë përdorimi i tij për shkak të lëkundjeve të shpeshta, saqë në shumë raste aplikacioni nuk i përballon përdoruesit, duke operuar me vonesë. Në një postim në llogarinë e saj në Tuiter, Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare tregon hartën dhe intensitetin e lartë të përdorimit të aplikacionit nga shqiptarët. “Për përdoruesit, një video e shkurtër që shpjegon arsyen pse aplikacioni LastQuake mund të jetë i ngadaltë. Duke ju kërkuar falje për këtë problem, por përpiqemi të bëjmë maksimumin për ta zgjidhur”, thuhet në postimin drejtuar përdoruesve. 

Duke parë shkallën e përdorimit të aplikacionit, është e qartë sa e madhe është nevoja për informim në situata si kjo. Për t’iu përgjigjur kërkesës së madhe për informim, dhjetëra ekspertë, duke filluar që nga sizmologët, inxhinierët e ndërtimit, meteorologët, mjekët, psikologët etj. kanë shpjeguar situatën në studiot televizive dy ditët e fundit. Në situata të tilla, është e natyrshme që të merret sidomos mendimi i ekspertëve sizmologë, të cilët kanë bërë një panoramë të situatës, duke u përpjekur të qetësojnë qytetarët.   

Megjithatë, kryeministri Rama i paralajmëroi sot mediat online se do të marrë masa deri në mbylljen e tyre të përkohshme në rast se e teprojnë me shpjegimet e ekspertëve, duke krijuar panik te qytetarët.

Sa i takon punës së sizmologëve, Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare lavdëron specialistët shqiptarë të sizmologjisë për punën e bërë përgjatë dy ditëve të fundit.

“Gjejmë rastin të shprehim vlerësimin tonë për punën e bërë nga Instituti Shqiptar i Sizmologjisë, pavarësisht situatës së vështirë. Ne mbështetemi te informacioni që na dërgojnë ata për t’ju informuar ju”, thuhet në një mesazh të postuar në llogarinë e EMSC.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare  është një organizatë jofitimprurëse, pjesë e të cilës janë 84 institute nga 55 vende. Ajo është themeluar në vitin 1975 me nismën e Komisionit Sizmologjik Europian. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy