Kur kanë kaluar 6 muaj nga rrahja e gazetarit Elvi Fundo, Policia e Tiranës arrestoi njërin prej tyre. I arrestuari është 42-vjeçari Ilir Gjo, nga Tirana, ndërsa personi tjetër është në kërkim. Fundo ka deklaruar se nuk e njeh këtë person, por mund të jetë një mercenar.



