Nga Jonida Hitoveizi - Në një intervistë për Tema Tv pas botimit të dy vëllimeve me shkrime mbi shoqërinë, politikën dhe librat e njerëzit, Profesor Aleksnadër Meksi deklaron se hapja e dosjeve apo demokratizimi i partive, respekti për votën e lirë etj, janë një gur i rëndë që e tërheqë vazhdimisht poshtë zhvillimin e Shqipërisë, e cila pas 25 vitesh vijon të mbetet jashtë dhe larg Europës. Meksi ngul këmbë se pa u dënuar e kaluara nuk mund të ketë progres. “Është esencial dënimi i së kaluarës. Duhet të largohen nga pushteti dhe politika personat e ndotur nga e kaluara. Të gjithë e dinë cilët janë ata”, shprehet ish-kryeminsitri shqiptar në vitet 1992-1997. Meksi shton se, sa i përket demokratizimit të tyre thjesht “Partitë po e shesin sapunin për djathë, pasi nuk ka vullnet real”.



