Për më shumë se tre orë, selia e PD-së u dominua nga kaosi. Mbështetës të Sali Berishës u mblodhën në oborrin e selisë në orën 11:00, 60 minuta para orarit të paralajmëruar.
Protestuesit arritën të futen në hollin e selisë, por nuk mungoi kundërpërgjigjja edhe nga ata që ishin brenda.
Në drejtim të mbështetësve të Berishës u hodh gaz lotsjellës, ndërsa në katin e dytë pati edhe përplasje fizike mes mbështetësve të Bashës dhe atyre të Berishës.
Një galeri fotosh të realizuara nga Reuters tregon pasojat e gazit lotsjellës te protestuesit.



