Pse dështoi referendumi në Maqedoni?! (VIDEO)

Pse dështoi referendumi në Maqedoni?! (VIDEO)

Në referendumin e së dielës më 30 shtator, shumica e votave të atyre që dolën në votim ishin pro finalizimit të marrëveshjes së arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë, por referendumi nuk u mor parasysh pasi pjesëmarrja në votim nuk ishte e mjaftueshme. Në votim morën pjesë rreth 36 % e popullatës ndërkohë që minimalisht, që procesi të njihej duhet të dilnin në votim 50+1% pra, mbi 900 mijënjerëz

Rezultati negativ u parashikua që në mëngjesin e së dielës së votimit, kur qendra e Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë, ku shumica e popullatës është maqedonase, ishte si një ditë normale fundjave. Përveç turistëve dhe gazetarëve nga shumë vende të ndryshme, angazhimi i qytetarëve maqedonas për të dalë në votim ishte shumë i ulët

E kundërta ndodhte në lagjen e Çarshisë, ku shumica e popullatës është shqiptare. Vëzhguesit në qendrat e votimit në zonat shqiptare shprehen se pjesëmarrja e shqiptarëve ka qenë e lartë

Të gjithë votuesit shqiptarë që u pyetën nga Televizioni TemA, u shprehën pro arritjes së marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Shqiptarët shprehen se arritja e marrëveshjes do të bënte të mundur anëtarësimin e vendit në BE dhe në NATO, çka do të rikthente shpresën për mirëqenie te popullata.

Por rezultatet paraprake dolën që në mbrëmje të së dielës. Referendumi nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen e nevojshme që të merrej në konsideratë.

Që marrëveshja të quhej e aprovuar nga populli, në votim duhet të dilnin mbi 900 mijë vetë dhe 50+1% e tyre të votonin pro. Ndërkohë numri i votuesve nuk e kaloi 36% të popullatës, ndonëse shumica e tyre votoi pro.

Pas rezultateve paraprake, në sheshin para Kuvendit, simpatizantë të opozitës së Maqedonisë festuan dështimin e referendumit

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, pyetjes së TemA TV nëse ndiheshin përgjegjës për dështimimin e referendumit, iu përgjigj kështu

Por pse dështoi referendumi në Maqedoni?

Zv. kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani, në një intervistë ekskluzive për Televizionin Tema u shpreh se opozita dhe forca të treta nga jashtë Maqedonisë punuan që referendumi të dështonte

Përpos influencës së opozitës së Maqedonisë dhe shteteve lindore si Rusia, për të dështuar referendumin punoi edhe kisha ortodokse e Maqedonisë, e cila sipas deklarimeve të tyre ka rreth 1 milion e 200 mijë predikues. Në një intervistë për Televizionin TemA, kryetari i Kabinetit të  peshkopëve të Maqedonisë, BOBAN MITEVSKI, u shpreh se Kisha Ortodokse e Maqedonisë ka dhënë deklaratë zyrtare për referendumin duke thënë se ata nuk e duan ndryshimin e emrit të shtetit, por qytetarët janë të lirë të votojnë siç dëshirojnë.

Këto duket se kanë qenë disa nga arsyet kryesore që referendumi të dështonte.

I zhgënjyer për rezultatin e referendumit, zv.kryeministri Bujar Osmani tregon për Tema TV të mirat dhe disfavoret që ka rezultati i referendumit

Por duke qenë se referendumi ishte konsultativ dhe jo vendimtar, qytetarët dhe mazhoranca kanë ende shpresë që referendumi të mos dështojë, pasi marrëveshja mes dy vendeve fqinje do të kalojë në Parlament. Që marrëveshja të miratohet duhet ta votojnë 80 ligjvënës nga 120 që janë gjithsej.

Në mbrëmjen e së dielës, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev doli në një konferencë ku e vlerësoi shum pozitiv procesin e votimit të referendumit pa asnjë incident serioz,ndërkohë paralajmëroi se nëse marrëveshja me Greqinë nuk kalon as në Parlament atëherë vendi do të parapërgatitet për zgjidhje të parakohshme. Aktualisht mazhorancës i duhet edhe 5 deputetë që të sigurojë votat e mjaftueshme për të kaluar në Parlament marrëveshjen e arritur me shtetin helen. Ndërkohë shteti fqinj akuzoi opozitën maqedonase se ka punuar kundër marrëveshjes dhe se bashkëpunon me lobet ruse. Ndërkohë VMRO-DPMNE ka shpallur mosnjohjen e rezultatit të referendumit dhe tha se do të pranojë zgjedhje të parakohshme vetëm me qeveri teknike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy