Finlanda redukton vizat turistike për rusët

Finlanda redukton vizat turistike për rusët

Finlanda ka reduktuar numrin e vizave të lëshuara për qytetarët rusë me 90%,  një vendim i shpallur në gusht që hyri në fuqi një ditë pasi ministrat e jashtëm të BE ranë dakord për ta bërë më të vështirë për rusët marrjen e vizave.

Finlanda, e cila ndan kufirin më të gjatë me Rusinë nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, njoftoi vendimin në gusht mes presionit në rritje nga politikanët dhe qytetarët e zakonshëm për të kufizuar lëvizjen e turistëve rusë nëpër vendin nordik.

Është e rëndësishme që të tregojmë se në të njëjtën kohë kur ukrainasit po vuajnë, turizmi normal nuk duhet të vazhdojë si zakonisht,” tha Ministri i Jashtëm Pekka Haavisto gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në kryeqytetin çek Pragë të mërkurën.

Përveç vendimit të saj për viza, Ministria e Jashtme finlandeze tha se qeveria aktualisht po shqyrton mundësinë për të ndihmuar mbrojtësit rusë të të drejtave të njeriut, anëtarët e shoqërisë civile dhe gazetarët kritikë për Kremlinin duke vendosur një vize të re humanitare që u mundëson atyre të hyjnë në vendin nordik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy