
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy varkave në një lumë në pjesën qendrore të Bangladeshit.
Varka, me të paktën 30 pasagjerë, u përplas me një tjetër mjet lundrues në Padma, pranë qytetit Shibchar.
Autoritetet arritën të shpëtonin 5 persona, ndërkohë vijojnë kërkimet për persona të tjerë të mbijetuar.
Aksidentet ujore në Bangladesh, janë shumë të zakonshme, pasi mijëra njerëzit çdo ditë përdorin varkat për kalimin e lumenjve.
Ekspertët ia atribuojnë shumicën prej tyre mirëmbajtjes së dobët të anijeve, rregulloreve tepër të dobëta në kantieret e anijeve por edhe mbipopullimit.
Në fillim të prillit, më shumë se 30 njerëz u vranë kur një traget i mbushur me njerëz me rreth 50 pasagjerë nga Narayanganj u përplas me një anije mallrash.
Qershorin e kaluar, një traget u mbyt në Daka pasi u godit nga një anije tjetër, duke vrarë të paktën 32 njerëz.



