“Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi”,  Çipi: U financua nga Fondacioni Soros, nuk u shty nga Trump-i

“Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi”, Çipi: U financua nga Fondacioni Soros, nuk u shty nga Trump-i

Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” se projekti për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi u financua nga Fondacioni Soros në Beograd, dhe nuk u shty nga Donald Trump.

Çipi tha se më mirë do të ishte shkëmbimi i popullatave dhe jo i territoreve, një ide kjo që nuk pranohet nga Europa që prej vitit 1945.

Më thuaj një shqiptar që është nacionalist?! Ku ka nacionalistë në Shqipëri?! Ti thua meqenëse shqiptarët dhe serbët kanë histori të hidhur, paragjykim, urrejtje, krim, gjak, ideja më praktike do ishte që mos jetojnë bashkë. Në një botë ideale do ishte të jetonin bashkë serbët dhe shqiptarët. Pse jo shkëmbim popullate, por shkëmbim territori?! Te shkëmbimi i territorit hyn në diskutime të tjera, kjo ka burim, ajo s’ka burim, kjo ka lumë, ajo ka liqen. Vet Europa e sotme ngrihet në parimin e mosndryshimit të kufijve, sepse ka hallet e veta. Gjermania e para s’është e interesuar të hapet ky debat. Shkëmbimi i territoreve është financim i Fondacionit Soros në Beograd. Trump s’e ka shtyrë këtë axhendë. Europa s’e pranon nga 1945 e mbrapa ndryshimin e kufijve. Për këtë arsye po mbahet Bosnja, një dinamit, një minë me sahat, po mbahet në mënyrë artificiale në këmbë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy