SHBA vrasin një udhëheqës xhihadist në Siri

SHBA vrasin një udhëheqës xhihadist në Siri

Forcat e armatosura amerikane kanë vrarë një anëtar të degës siriane të Al-Kaedës, organizatën Hurras ad Din, e cila kohët e fundit njoftoi se po shpërbëhej, sipas një deklarate të lëshuar të shtunën.

Komanda e Përbashkët e SHBA-së përgjegjëse për rajonin e Lindjes së Mesme raportoi përmes rrjetit social X se eliminoi me një “sulm ajror preciz” një ditë më parë “Wasim Tahsin Bayrakdar, një figurë e lartë në organizatën terroriste Hurras ad Din (HaD), e cila është e lidhur me Al Kaedën”, në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Shtetet e Bashkuara, të cilat ende mbajnë njësi të forcave speciale të dislokuara në Siri, si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar antixhihadist të krijuar në vitin 2014 për të luftuar organizatën e Shtetit Islamik (IS), shpesh kryejnë bombardime në vend.

Më 17 shkurt, ata njoft an se kishin shënjestruar dhe vrarë në pjesën veriperëndimore të territorit sirian një zyrtar të lartë”të së njëjtës organizatë, përgjegjës për financat dhe logjistikën, pa specifikuar identitetin e tij, pothuajse tre javë pasi kishin njoftuar se kishin vrarë Muhammad Salah az-Zabir, një zyrtar i lartë i Hurras. 

Fraksioni i vogël xhihadist Hurras ad Din, krahu sirian i Al-Kaedës, njoftoi shpërbërjen e tij në fund të janarit, duke shpjeguar se e mori këtë vendim pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad.

Kjo organizatë është e regjistruar në listën e zezë amerikane të “organizatave terroriste”.

Një aleancë rebelësh dhe xhihadistësh, e udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), mori pushtetin në Damask, duke përmbysur Bashar al-Asad më 8 dhjetor.

Autoritetet e reja de facto siriane e kanë bërë të qartë se duan të shohin të gjitha fraksionet e armatosura të shpërbëra.

Hurras ad Din, i formuar kryesisht nga xhihadistët e huaj, ka baza në zonat malore të Sirisë veriperëndimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy