Batalionet e NATO-s gati për ta ndalur Rusinë

Batalionet e NATO-s gati për ta ndalur Rusinë

Katër batalionet e dislokuara nga NATO në vendet balltike dhe në Poloni për të forcuar mbrojtjen e Evropës në Lindje do t’i përgjigjen në mënyrë të menjëhershme çdo formë agresioni të Rusisë, paralajmëruan sot vendet që e drejtojnë këtë mision.

Dislokimi i tyre u vendos nga liderët e NATO-s gjatë një samiti në Varshavë në korrikun e 2016, në kuadër të një forcimi më të madh të mbrojtjes kolektive vendosur pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe ofensivës së rebelëve separatistë prorusë në lindje të Ukrainës në 2014.

“Këto batalione demonstrojnë një përgjigje direkte ndaj veprimeve agresive të Rusisë, përfshirë veprimtari provokuese ushtarake në periferi të territorit të NATO-s, që përkeqësuan ndjeshëm stabilitetin dhe sigurinë, rritën paparashikueshmërinë dhe ndryshuan rrethin e sigurisë”, theksuan në një deklaratë të përbashkët Britania e Madhe, SHBA, Kanada dhe Gjermania, duke mbështetur stafin drejtues si dhe Poloninë, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, vendet mikpritëse./ATA/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy