
Presidenti i SHBA Joe Biden ka takuar sot ushtarët amerikanë në Rzeszoë në Poloni. Ai takoi anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të Ushtrisë Amerikane të stacionuar në zonën e aeroportit Rzeszoë si pjesë e mbrojtjes së NATO-s të krahut lindor të aleancës.
Presidenti amerikan shkroi në Twiteer se këta ushtarë po bëjnë një punë të pabesueshme.
Biden ndau gjithashtu pizza dhe bisedoi me disa ushtarakë.
Epo, nëse do të filloni të hani edhe unë do të ulem dhe do të ha diçka.
Mediat botërore shkruajnë se Biden filloi të hajë një copë pice me sallam pikant dhe speca djegës dhe mesa duket kjo i shkaktoi lot që ai i fshiu.
Me të mbërritur në Poloni, Biden u takua me një delegacion polak, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.



