“Thirret seanca për shkarkimin e qeverisë në Mal të Zi”, Nimanbegu për MCN: Sapo firmosëm kërkesën (VIDEO)

“Thirret seanca për shkarkimin e qeverisë në Mal të Zi”, Nimanbegu për MCN: Sapo firmosëm kërkesën (VIDEO)

Pas propozimit të Lëvizja Qytetare ‘Ura’ dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, për formimin e një qeverie të pakicës, po vijojnë përplasjet mes Kryeministrit dhe zëvendëskryeminsitri i Malit të Zi.

Ndërkohë kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviç në Mal të Zi, ka njoftuar se do të mbështesë çdo nismë që do të çojë në largimin e qeverisë aktuale.

Deputeti i partisë politike shqiptare në Mal të Zi, “Forca”, Genci Nimanbegu konfirmoi ekskluzivisht për MCN se sapo është nënshkruar kërkesa për një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për votëbesimin e qeverisë.

Intervista e plotë:

1. Z.Nimanbegu pse kjo përplasje mes kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit? Pse po propozohet qeveria e pakicës, e cili nga kryeministri Krivokapiç u vlerësua si veprim “i rrezikshëm”

Është  e qartë që të udhëheqësh një shtet nuk është e lehtë dhe duhet një pikënisje e programit. Eksperimeti i quajtur një qeveri ekspertësh, është treguar që ka futur kuti në Mal të Zi dhe përpos do të jetë një çlirim e udhëheqjes autokrate. Me një politikë çorientuese ka udhëhequr këtë qeveri dhe ne si opozitë kemi pritur momentin deri në rënien e tyre.

2. Kryesia e DPS-së ka thënë se mbështesim çdo iniciativë që do të çojë në largimin e qeverisë aktuale. A do të ketë zgjedhje dhe çfarë do të sjellë kjo për shqiptarët e Malit të ZI?

Zgjedhjet mund të jenë opsion, por ne po ju japim ekskluzivitetin për një lajm, sapo kemi nënshkruar iniciativën për një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit kur do të votëbesohet qeveria.

Besoj qeveria e re do të jetë brenda muajit shkurt. Këto aktivitete politike kanë një rëndësi të madhe, jo vetëm për Mal të Zi por edhe për Rajon. Mali i zi është në një diskurs politik dhe vlerësohet si një rikthim i gjuhës nacionaliste dhe kjo nuk i komponon asnjë shoqërie që do të zhvillohet.

Platforma Bardh e Zi dhe organizata e vogël Civis që do të mbështetet, por nuk do të jenë subjekte të mëdha, këtu mbetet një seri politikash dhe partish që do të kenë qasje në qeveri të re, por deri tani kjo lloj qeverisje nuk do të mbështet nga demokratët kështu që mbetet partitë shqiptare dhe subjektet e tjera me orientim social demokrat dhe socialist. Por do të shohim si do të rrjedhin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy