Gazetari Andi Bushati thotë se projekti i ishullit të Sazanit nuk është çështje ekonomike, por është thjesht lobim që Edi Rama e bën për interesat e veta. Bushati tha në MCN se kjo është një investim për të qëndruar më gjatë në pushtet.

Serbia dhe Shqipëria po i japin diçka familjes Trump dhe presin që Trump të bëjë diçka për vendet e tyre.

Nuk na bën çudi që çdo gjë Ramës i vjen nga Beogradi. Alabari investoi në Beograd, Vuçiçi e solli këtu. Grenelli shkoi mori atë ndërtesën e dëmtuar nga NATO në Beograd, pastaj i hodhi sytë këtej.

Parësore nuk është shitja po “hajde shfrytëzojmë potencialet për të qëndruar në pushtet”. Është një investim i pastër politik. Është mënyra si operon Rama.

Unë nuk merrem me Saliun se është fare irilevant në këtë pikë. Nuk ka gjë në dorë as tani, as pas 11 majit.