Vlorë, gazetari Enrik Mehmeti humb jetën në një aksident në Zvërnec

Vlorë, gazetari Enrik Mehmeti humb jetën në një aksident në Zvërnec

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Zvërnecit, në Vlorë.

 

Viktimë e aksidentit ka mbetur gazetari Enrik Mehmeti, 40 vjeç. Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit dhe motori u rrokullis disa herë.

 

Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale

 

Pas aksidentit, Mehmeti u transportua me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku mjekët bënë përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy