Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pas ekzaminimit të 496 personave gjatë 24 orëve të fundit, 48 prej tyre kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, duke e çuar numrin total në 711 të infektuar.
Sipas vendbanimeve prej 48 rasteve të reja, 11 raste janë regjistruar në Shkup, 25 në Kumanovë, një në Shtip, katër në Prilep, një në Tetovë, tre në Strugë, një në Ohër dhe dy në Gostivar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima, në Shkup dhe në Strugë, numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 32 të vdekur.



