Mini-shengeni/ Spahiu: Shqipëria përfiton më shumë nga relaksimi i marrëdhënieve me Serbinë

Mini-shengeni/ Spahiu: Shqipëria përfiton më shumë nga relaksimi i marrëdhënieve me Serbinë

Nisma e Mini-shengenit ballkanik bëri sërish bashkë tre prej liderëve të rajonit, kryeministrin Edi Rama, presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, ndërsa mungoi sërish Kosova.

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, tha përmes skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, se më shumë se sa aspekti i mospjesëmarrjes së Kosovës në këtë forum, kjo nismë është në të mirë të tre shteteve pjesëmarrëse.

Për më shumë Spahiu, e cilëson këtë forum, si një përmirësim i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë.

“Sa i takon refuzimit të Kurtit, kjo është një çështje mjaft delikate, sepse ai thotë se nuk është i ftuar dhe nëse nuk je i ftuar, nuk ke si të marësh pjesë. Por kjo sido që të quhet është në të mirë të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë, të cilët kanë bërë një marrëveshje, natyrisht Shqipëria përfiton shumë nga relaksimi i marrëdhënieve me Serbinë sepse Serbia është një vend i madh për rajonin, ku nuk ka dalje në det, dhe shfrytëzimi i detit shqiptar për Shqipërinë do të thotë një numër më i madh i turistëve, e pastaj edhe shfrytëzimi i porteve e gjërave te tjera". 

Analisti Spahiu, megjithatë konsideron se kjo nismë e vë Kosovën në një pozitë të ndërlikuar dhe e vështirëson pozicionin e saj në prag të bisedimeve me Serbinë. 

“Për Kosovën kjo ndodh në një moment shumë delikat, në një moment kur ai duhet ta bëj pazarin përfundimtar të njohjes më Serbinë, dhe kjo është njëfare “futje prapa krahëve” nga ana e Tiranës zyrtare, për shkakun se tanimë Serbia ka një pozicion më të fortë ndërkomëbtar duke qenë se është e lidhur me dy fqinjë të Kosovës dhe Kosova dmth është e rrethuar me fqinj të cilët kanë bërë një aleancë mes vete, jo pak të rëndësishme, dhe i vetmi fqinj i cili nuk është në këtë aleancë është Mali i Zi, me të cilin ka goxha lidhje të koklavitura tokësore, dhe gjithsesi kjo e bjen Kosovën në një pozitë shumë të izoluar dhe e vështirëson pozicionin e saj akoma më shuë në prag të bisedimeve me Serbinë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy