Bamirësia “mbledh” ish-futbollistët në Tiranë (VIDEO)

Bamirësia “mbledh” ish-futbollistët në Tiranë (VIDEO)

Italia u shpall fituese e turneut të bamirësisë për të prekurit nga tërmeti me pjesëmarrjen e Greqisë,Turqisë dhe Shqipërisë. Emrat e njohur që kanë bërë epokë për të 4 këto kombëtare u takuan në Air Albania Stadium, pas shumë vitesh. Italianët mundën në finale Greqinë,por për Dimtri Papadopulos kishte më tepër rëndësi solidariteti i treguar.

Ishte ndeshje bamirësie dhe ne erdhëm të tregojmë se në këto momente të vështira jemi pranë njerëzve që janë goditur nga kjo tragjedi. Shpresoj të kemi kontribuuar sadopak për t'u ardhur në ndihmë. Jemi komshinj dhe dhe në raste të tilla duhet solidaritet. Ndërkohë që edhe stadiumi i ri më pëlqeu, më kujtoi "Karaiskaqin" e Pireut. 

Në të njëjtën linjë me të ishte edhe Jorgo Karagunis, ish-lojtar i Panathinaikos apo Inter që u shpreh se erdhi në Shqipëri pasi misioni i sportit është të bashkojë njerëzit. Madje si ish-futbollist i Kombëtares së vendit të tij nuk lë pa kujtuar as ndeshjen e shtatorit të 2004-s, kur Shqipëria mundi pikërisht Greqinë 2-1.

Erdhëm të tregojmë se sporti i bashkon njerëzit dhe të japim shembullin tonë. E pranuam pa hezitim ftesën për të qenë në krah të njerëzve në nevojë dhe ishte ndjesi e bukur në një ambient të bukur.

I pyetur se si e kujton ndeshjen e 15 viteve më parë, ai tha:

Ndeshjen e para 15 viteve e kujtoj mirë, pasi u zhvillua një lojë e fortë. Kujtoj që kishim përballë një publik fanatik dhe ne humbëm. Por futbolli i tillë është.

Ndërsa Andi lila, që ishte edhe iniciatori i këtij aktiviteti u shpreh se ndihej i kënaqur.

Jam i kënaqur nga pjesëmarrja. Duke qenë se ishte organizimi i parë, pati edhe mangësi. Ka patur edhe akuza ndaj meje nga ish-futbollistë, por unë sërish i konsideroj idhujt e mir si dikur. Në të ardhmen do të mundohem që aktivitete të kësaj natyre të jenë të përvitshme dhe së shpejti kemi programuar një tryezë të përbashkët me njerëzit e artit, që t'i zgjidhim bashkërisht problemet.  

Për Lilën, sindikata që drejton, do të bëjë më tepër për mbrojtjen e të drejtave të sportistëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy