Mjeku personal i Papa Françeskut vdes nga Covid!

Mjeku personal i Papa Françeskut vdes nga Covid!

Mjeku personal i Papa Françeskut, Fabrizio Soccorsi, ka ndërruar jetë si pasojë e "ndërlikimeve të shkaktuara nga Covid". Njoftimi u bë një ditë më parë nga gazeta e Vatikanit L'Osservatore Romano, ndërsa raportohet sot nga CNN.

Papa Françesku zgjodhi Soccorsi si një mjek personal në 2015-n. Mjeku ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare.

Soccorsi u shtrua në spital në Romë në 26 dhjetor për një sëmundje onkologjike të mëparshme. Është ende e paqartë saktësisht se kur ishte kontakti i fundit me Papa Françeskun.

Në një intervistë me “Canale 5” që do të transmetohet sot në mbrëmje, Papa Françesku tha se Vatikani do të fillojë vaksinimet anti-Covid javën e ardhshme dhe ai është mes atyre që do ta kryejnë. “Është etike, unë do ta bëj. Mohimi është vetëvrasje”, është shprehur Papa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy