Në Greqi ditën e sotme janë raportuar për 445 raste të reja me koronavirus. Autoritet shëndetësore atje bëjnë me dije se 12 nga këto raste janë identifikuar në pikat kufitare, që vazhdojnë të jenë pikat delikate në përballimin e situatës.
Që prej fillimit të pandemisë e deri më sot numri total i rasteve me COVID në Greqi ka shkuar në 144738, ndërsa 353 persona janë në intubim.
Sakaq po për 24 orët e fundit raportohet se kanë humbur jetë nga koronavirusi 36 persona, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 5236.



