
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Zeytinburnu në Turqi, ku një 19-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një sherri mes dy grupeve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Serxhio Sharra, 19-vjeç, ndërsa gjithashtu dhe një shqiptar tjetër ka mbetur i plagosur.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 të ditës së hënë, ndërsa shkaqet e sherrin ende nuk dihen.
Kanë qënë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, por fatkeqësisht i riu nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.



