Sulmet/ Tomorri: Shqipëria s’ka investuar sa duhet në sigurinë kibernetike. VKM-të favorizojnë biznese të caktuara (VIDEO)

Sulmet/ Tomorri: Shqipëria s’ka investuar sa duhet në sigurinë kibernetike. VKM-të favorizojnë biznese të caktuara (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se sulmet e fundit tregojnë që Shqipëria s’ka investuar në sigurinë kibernetike aq sa do duhej. Sa i takon VKM-ve të fundit Tomorri tha se në Shqipëri vazhdon tjetërsimi i pronave publike më të lakmuara, veçanërisht atyre në bregdet, duke përdorur ligje kontroverse. Tomorri thotë se kompania “Gjikuria” po kryen në Palasë një investim në 30 metra/katror, kundrejt qirasë simbolike 1 euro. 

Tregon që Shqipëria s’ka investuar në sigurinë kibernetike aq sa do duhej të investonte. Tregon që historia e Shqipërisë dixhitale, që qeveria e konsideron si një nga sukseset e saj më të mëdha, kërkon investime në sigurinë kibernetike, por duhet të jenë investime që nuk abuzohen, por që shkojnë për të ndërtuar një sistem dhe infrastrukturë dixhitale të sigurt, dhe që të dhënat të mos dalin në shesh siç dalin në Shqipëri, dhe për sisteme të besueshme. Ne nuk e dimë shkakun përse sistemet u cenuan sërish. Nga AKSHI patëm një informacion që bëhej fjalë për një sulm masiv dhe që situata u rikthye në normalitet Brenda 60 minutave. Ndoshta duhet një hetim i mëtejshëm që të na tregojë shkakun real pas këtij sulmi. Shqipëria ka investuar shumë vitet e fundit në infrastrukturën dixhitale, kryesisht përmes AKSH-it. Ne nuk dimë një raport të saktë, sa nga këto para janë investuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe sa janë investuar në sigurinë e sistemeve. Sistemet vazhdojnë të bien pre e sulmeve dhe kemi parë se si herë pas herë të dhëna sensitive janë hakuar. Më flagranti ka qenë ai i faqes Homeland Justice, që ka nxjerrë të dhëna dhe ka hakuar faqe të institucioneve zyrtare në Shqipëri. 

Këtu favorizohen biznese të caktuara. Vazhdon ai biznesi i tjetërsimit të pronave publike më të lakmuara, veçanërisht atyre në bregdet, duke përdorur ligje kontroverse, si ligji për investimet strategjike, apo ligji i famshëm që mundëson tjetërsimin e aseteve publike përkundrejt tarifës 1 euro. Kompania Gjikuria është një nga përfituesit më të mëdhenj të pronës publike në bregdet. Praktikisht ka marrë gjithë fshatin e Dhërmiut, ka marrë toka të tjera në Palasë. Kompania ka pasur 3 mijë metra katror, dhe tani po kryen një investim në 30 mijë metër katror. I ka marrë falas kundrejt qirasë 1 euro, nën pretekstin e investimeve për zhvillimin e turizmit. Në Shqipërinë ndodh rëndomtë që projektet shiten si hotele dhe gjatë rrugës derivojnë në ndërtime kompleksesh rezidenciale, apartamente dhe vila, ku përfitimi i qytetarëve është minimal, për të mos dhënë fare. Vazhdon vala e miratimit të lejeve të ndërtimit për kulla në Tiranë. Një ditë më parë janë miratuar lejet për 7 kulla apo komplekse rezidenciale të reja në Tiranë. Nga përfituesit ishin kompania Fusha dhe të tjera. Vazhdon trendi i betonizimit pa kriter, ku ndërtohen shumëkatsha në qendër të kryeqytetit duke përkeqësuar shërbimet publike për qytetarët”.

I pyetur mbi strategjinë e re të qeverisë kundër pastrimit të parave, Tomorri tha: 

Ne po flasim për kulla dhe resorte që miratohen në seri, një aktivitet ndërtimi me intensitet të jashtëzakonshëm, që nuk justifikohet në zhvillimin ekonomik të vendit dhe nuk mbështet në burime financiare të ligjshme. Ti mund të bësh strategji në letër sa të duash por për sa kohë kullat ngrihen me para që nuk dihen se nga vinë, pastrimi i parave vazhdon me të njëjtin intensitet e ndoshta  tani vazhdon me intensitet më të madh për shkak të volumit të ndërtimeve që kanë përfshirë Tiranën por edhe zona të tjera të vendit”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy