Ujësjellësi me koncesion, Nunaj: Nuk ka logjikë ekonomike

Ujësjellësi me koncesion, Nunaj: Nuk ka logjikë ekonomike

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, thotë se dhënia me koncesion e shërbimit të ujësjellësit nuk ka logjikë ekonomike. Në studion e MCN Economy, Nunaj tha se shkak për mungesën e investimeve dhe keqadministrimin e tyre është bërë mungesa e vullnetit politk.

Janë dy elementë: dhënia e të drejtës që i gjithë sektori i ujësjellës kanalizimit të realizohet me PPP. Ky projektligj i jep të drejtën institucionit të japë me koncesion shërbimin nëse nuk e ka të mundur shteti.

Këto ujësjellës-kanalizime janë zvogëluar në investime. Kjo është mungesa e vullnetit politik për ta menaxhuar. Kemi mungesë të vullnetit politik. Uji hyn te baza që përbën strategjinë e një shteti. Nuk mund ta delegosh. Nuk ka asnjë logjikë ekonomike që të shkojmë drejt menaxhimit nga ana e privatit.  

Nuk është e thjeshtë që meqë nuk dimë ne ta bëjmë si shtet, ta japim me koncesion. Në çështje kaq sensitive nuk duhet të jemi kaq naivë dhe të themi meqë nuk e menaxhova dot unë le ta menaxhojë privati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy