Eksplozivi në lokalin dhe mjetin e policit në Shkodër, pamjet kur hidhet lënda plasëse (Video)

Eksplozivi në lokalin dhe mjetin e policit në Shkodër, pamjet kur hidhet lënda plasëse (Video)

Pamjet që gjeni bashkëngjitur tregojnë momentin e hedhjes së lëndës plasëse në lokalin e efektivit të policisë në Shkodër, Ndrek Rrasa.

Nga pamjet e siguruara nga MCN Tv, shihet në pamje të parë një grua, e cila ndez lëndën plasëse për ta hedhur më tej drejt lokalit dhe furgonit të Rrasës.

Megjithatë policia po heton edhe pistën se autori mund të jetë mashkull dhe se mund të jetë maskuar për të mos u identifikuar.

Policia tha paraprakisht se rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit Ndrek Rrasa 46 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.

Rrasa ka mohuar të ketë pasur konflikte me persona të tjerë, duke thënë se nuk e ka idenë se kush ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e tij dhe kush e ka djegur fugonin që ishte parkuar para lokalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy