Siguria në plazhe/ Softa: Policia të jetë më e pranishme në territor. Operatorët turistikë të jenë pjesë a aktiviteteve të turistëve

Siguria në plazhe/ Softa: Policia të jetë më e pranishme në territor. Operatorët turistikë të jenë pjesë a aktiviteteve të turistëve

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me sigurinë ndërkohë që jemi në sezonin e verës, ku janë shënuar konflikte si ai i Shalës, apo humbje jete si në plazhin e Filikurit. Sipas Softës policia duhet të jetë më e pranishme në territor, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Po ashtu operatorët turistikë privatë duhet të jenë pjesë e aktiviteteve të turistëve në territor. Eksperti thekson po ashtu rëndësinë e masave parandaluese dhe masave të sigurisë. 

Kërkohet një impenjim më maksimal të strukturave shtetërore dhe private. Ka përgjegjësi institucionale kur mungon infrastruktura dhe masat parandaluese, por edhe vet individët kur nuk respektojnë rregullat. Në shumicën e rasteve kur kemi pasur humbje jete në zonat bregdetare ka qenë në 70 për qind të rasteve mungesa e rojeve në bregun e detit, dhe mungesës së trajnimit të tyre dhe kontrollit nga institucionet.

 Një rojë duhet të jetë i mirëtrajnuar, të ketë mjetet ndihmëse, dhe vendosja e flamurit të kuq s’është kozmetik, por është masë për të parandaluar personat të futen në det. Policia e Shtetit duhet të jetë prezente të territor për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Por edhe përgjegjësia e pushtetit lokal se si japin këto licenca. Në Itali është bërë një ndryshim në ligj, që s’mund të jepen licencat në bazë preferencash nga pushteti lokal, por jepet me një garë publike të hapur. 

Ka konflikte për shezlonge, për zona ku i ndërhyjnë njëri-tjetrit, konflikte të bartura që shfaqen rëndom në periudhën e verës. Nëse ka informacione për persona që bartin konflikte, apo pakënaqësi, patjetër duhet të kishin ndërhyrje, apo prezencë në territor sepse raste të tilla krijojnë tmerr jo vetëm te familjarët, fëmijët, por edhe te të huajit. Ministria e Turizmit duhet të merret me mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së shfrytëzimit tv sezonit. 

Më shumë shkon te statistika se sa te mbarëvajtja e këtij aktiviteti. Shkarkimet duhen bërë në bazë analiste, jo të gjithë janë delja e zezë, sepse është investuar për trajnimin e tyre, qoftë edhe me fonde të BE-së. Por të paktën të jetë jashtë sezonit, në shtator. Kemi një goditje të drejtorisë së qarkut Shkodër, kemi një të komanduar, dhe mesa duket kemi tulatje të strukturave. Ky (konflikti në Shalë) është një rast për të pasur një përgjegjësi. 

Operatorët turistikë duhet të jenë pjesë e aktiviteteve të turistëve në territor. Këtu vijmë te mungesa e infrastrukturës. Duhet të ketë masa sigurie, kokorja, litari, jo në çdo vend mund të kemi zbritje, sepse mund të kemi rënie të gurëve. Pasaporta shqiptare duhet të ketë jo vetëm udhëzime, por edhe masat që duhet të merren, nëse s’janë të shoqëruar me operatorë shqiptarë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy