Koronavirusi/ Drejtoresha e ISHP: 60% e rasteve të testuara nga Tirana, asnjë i prekur (VIDEO)

Koronavirusi/ Drejtoresha e ISHP: 60% e rasteve të testuara nga Tirana, asnjë i prekur (VIDEO)

Specialistja Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, ka pasqyruar sot një panoramë të gjerë të masave dhe të situatës në Shqipëri sa i takon koronavirusit, nga i cili ende sot nuk kemi asnjë person të prekur.

Sipas saj, rastet që janë testuar si të dyshuar, “janë 60% nga Tirana, më pas renditet Durrësi, Vlora, Fieri, nga Shkodra, Elbasani e Lushnja, rrethet e tjerë në një numër më të pakët, pra kemi shpërndarje në gjthë Shqipërinë”.

Rast i dyshuar quhet, sqaroi Bino, “kur ne fillojmë hetimin për to se kemi një dyshim që mund të jenë të prekur”.

“Për diagnozën kemi kapcitete në laboratorin e ISHP ku kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, ku s’kemi pasur mostër pozitive. Kemi rritur edhe numrin e mostrave nga një pacient, që të rrisim sigurinë e laboratorit në lidhje me testimin dhe besueshmërinë e popullatës. Ju e keni marrë lajin e karantinës, ku ne i kemi përcaktuar, vetëkarantina, që lidhet me disa elementë të personave që duhet të kenë kushtet e duhura e karantina qeveritare për ata që do duhet shihet e nevojshme e s’kanë mundësi ta kryejnë vetë karantinën. Përsëris masat e higjienës se përvec masave që marrim ne kemi shumë nevojë, jo vetëm tani por ndoshta edhe kur të izolojmë rastet e para për bashkëpunimin e publikut, për të zbatuar masat higjieno sanitare, nuk është asgjë e keqe larja e duarve me ujën e sapun, përdorimi i higjienës respiratore.

Kemi shtuar numrin e tyre. Janë identifikuar se çfarë duhet bërë më tej. Ne kemi përcaktuar dhe llojin e karantinës. Larja e duarve me sapun është gjë e mirë pasi menjëherë largon virusin. Larja e dhëmbëve. Ne kemi këshilluar të gjithë ata persona që kanë ardhur nga Italia, apo vendet e tjera të prekura, si Kina, të cilët mos të lëvizin nga shtëpia, të vetëkarantohen. Kemi 155 respiratorë në spitalet publike, 17 në ato private. Por, më shumë rëndësi ka koordinimi sipas nevojës që do të kenë pacientët. Duhet ta kalojmë këtë pjesën e gripit, në mënyrë që sistemi të mos mbingarkohet më tepër. Jemi në periudhë sezoni të gripit, kemi një trend në ulje. Në lidhje me COVID ne përdorim të njëjtat sisteme si për gripin, se janë të ngjashme. Njerëzit nuk duhet të grumbullohen pranë spitaleve, sepse mund të bëhen burim infeksioni. Njerëzit duhet të shkojnë te mjeku i familjes”, tha Bino.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy