Covid-19 në vend/ 25 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në vend/ 25 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ka shënuar sërish rënie kurba e infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë, pavarësisht konfirmimit të pranisë së variantit Delta.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja infeksioni.

Rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë, Gramsh.

Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,256 që nga fillimi i epidemisë. 

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të frenuar përhapjen e COVID.

Statistika (02 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         25

Të shëruar në 24 orë       13

Të shtruar në spitale       20

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3,762

Testime totale             906,676

Raste pozitive             133,146

Raste të shëruara         130,256

Raste Aktive                      433

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              169

Elbasan            59

Lezhë               35

Shkodër           33

Vlorë                32

Kukës                31

Fier                   24

Berat              22

Korçë                12

Durrës              10

Gjirokastër        6

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy