
Një furgon me turistë shqiptarë është përfshirë në një aksident rrugor në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në Santa Venerina, në afërsi të Piazza PRicessa, Siçili. Raportohet se 16 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit, ndërsa askush nuk është në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë një defekt i frenave.



