Asambleja Parlamentare në Gjermani ka zgjedhur Frank-Walter Steinmeier në postin e presidentit të vendit me një shumicë të bindshme.
Ai u zgjodh në postin e presidentit të vendit me 1 260 vota pro dhe 931 kundër.
Steinmeier, ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë ka qenë një nga kritikët e kandidatit Donald Trump gjatë fushatës presidenciale në SHBA.
Kur u pyet në gusht lidhur me rritjen e populizmit të djathtë në Gjermani dhe ën botë, Steinmeier i kritikoi ata “që “bëjnë politikë me frikë”.
Ai i cilësoi nacionalistët e Alternativës për Gjermaninë dhe nxitësit e Brexit-it si “predikues të urrejtjes si Donald Trump në SHBA”.



