Alibeaj: PD ka bërë pazare kundër interesit publik. Deputetë të opozitës mund të votojnë ndryshimet kushtetuese

Alibeaj: PD ka bërë pazare kundër interesit publik. Deputetë të opozitës mund të votojnë ndryshimet kushtetuese

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha në Mcn Informacion se me një Parlament me 101 deputetë, do jetë e pamundur që partitë e reja të kalojnë derën e Kuvendit. Ai përsëriti edhe njëherë se Rama mund të kërkojë ndryshim regjimi, duke e kthyer në gjysmë-Presidencial. Alibeaj theksoi se deputetë të PD mund të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese, pasi edhe në të shkuarën PD ka bërë pazare me PS, kundër interesit publik. 

Rama kuptoi që iu dhuruan 86 mandate të pamerituara, që uroj që rrugës të mos shtohen, por duke parë atë gjendje të PD, që s’kanë më as aspirata për qeverisje... Është shenja e parë e një pushteti që Rama do ta kalërojë fort. Unë bie dakord që janë shumë deputetë, por s’është ky problemi pse Parlamenti është efikas. Duhen ndryshime kushtetuese për ta kufizuar ose kontrolluar pushtetin e kryeministrit. Duke parë qasjen e përqendrimit të pushtetit, mund të ecë në ndryshime kushtetuese, në ndryshim regjimi, duke e kthyer në gjysmë-presidencial. Mund t’i forcohet imuniteti Presidentit dhe të zgjidhet vet kryeministri. Komisioni Xhafaj u bë i përhershëm, do fokusohet te sistemet e pavarura të drejtësisë. Me këtë sistem, me 101 deputetë praktikisht e bën të pamundur që partitë e reja të kalojnë derën e Parlamentit”.

I pyetur nëse mund t’i mbështesë opozita ndryshimet kushtetuese, Alibeaj tha: 

E shkuara ka treguar që po, te pazaret PD ka marrë pjesë, përkundër edhe interesit publik. Nuk kishte Pazar më të madh me sistemin zgjedhor me 12 mandate të dhuruara në tavolinë. PD është dorëzuar nga aspirata për të marrë qeverisjen prej kohësh. E mundshme është që deputetë të caktuar të bashkëpunojnë me mazhorancën ‘për të mirën e Shqipërisë’. 

Lidhur me qasjen e PD-së, Alibeaj tha:

“Që është situatë ngërçi kjo duket, derisa del me dy qëndrime, s’njeh zgjedhjet, por shkon në Parlament. Në atë parti ka vdekur elementi i mbajtjes së përgjegjësisë. Humbën një seri zgjedhjesh dhe s’mban përgjegjësi askush, nuk reflekton askush”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy