Ky është vrasësi 21-vjeçar që ekzekutoi babain e tij dhe plagosi nënën në Bathore (FOTO)

Ky është vrasësi 21-vjeçar që ekzekutoi babain e tij dhe plagosi nënën në Bathore (FOTO)

Personi që shikoni në këtë foto të siguruar nga tvklan.al është Mirald Metallari, 21-vjeçari që vrau me armë babain e tij Miftar Metallari 55 vjeç.

Ai pranoi para hetuesve se shkak i sherrit me babain e tij ishte rregullimi i betonit në oborrin përpara banesës së tyre në lagjen nr.3 të Bathores.

21-vjeçari po mbahet në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku ka deklaruar se vrasjen e ka bërë në kushte të tronditjes psikologjikes pas sherrit me të atin.

Ai është shprehur se në asnjë moment nuk ka dashur të qëllojë mbi nënën dhe për këtë arsye ka bërë të gjitha që ta transportonte drejt spitalit për t’i shpëtuar asaj jetën.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se i riu vazhdimisht interesohet për shëndetin e nënës së tij Nurie Metallari 47 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy