Berisha, thirrje qytetarëve për mosbindje civile: Qeveria teknike, kusht për të votuar të lirë

Berisha, thirrje qytetarëve për mosbindje civile: Qeveria teknike, kusht për të votuar të lirë

Kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha u bëri sot thirrje qytetarëve që të ngrihen në mosbindje civile në çdo qytet të Shqipërisë.

Berisha kërkon formimin e një qeverie teknike, që sipas tij është kushti i të gjitha kushteve për të votuar të lirë.

Në fjalën e mbajtur sot nga dritarja e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, Berisha tha:

Të dashur miq, me këtë qeveri, varfëria do rritet gjithnjë e më shumë. Skamja do bëhet gjithmonë e më e frikshme. Edi Rama me avionin e tij taksi nuk do shpenzojë 22 milionë euro në 18 muaj, por më shumë, edhe 30, edhe 40 milionë. Pasuritë publike nuk kthehen në të mira materiale për qytetarët, por kthehen në të mira për qeveritarët. Çdo gjë po e trajtojnë si pronë të tyre, çdo gjë po e plaçkisin si pronë të tyre. Le të pyesim veten, a ka njerëz në Europë më të mashtruar se shqiptarët nga Edi Rama? Më thoni ju mua, a nuk premtoi ky 300 mijë vende pune?
A nuk premtoi ky heqjen e TVSH-së nga ushqimet? A nuk premtoi ky ujë të pijshëm në çdo shtëpi? A nuk premtoi ky hapjen e negociatave me BE-në? A nuk premtoi ky Korridorin Blu e ku ta di unë? Ku janë? Mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime. Të gjitha këto do përkeqësohen, e keqja nuk ka fund në qoftë se ne nuk i japim fund asaj. Dhe kjo e keqe është Edi Rama me vjedhjet e tij, me mashtrimet e tij, me rrëmbimin e votës së shqiptarëve. Ndaj dhe u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen për një qeveri teknike si kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Të votojnë me dinjitet, të zgjedhin ata drejtuesit e tyre. Si kushti i të gjitha kushteve për të vendosur barazinë para ligjit. Për t’u dhënë shqiptarëve sistemin e drejtësisë që meritojnë. A mund të rrimë ne soditës para kësaj situate? Jo, kurrë! Ndaj dhe duhet të ngrihemi në betejën pa kthim, në mosbindje civile në çdo qytet, në çdo skaj të Shqipërisë. Për një qeveri teknike. Për betejë, rotacionin e pushtetit”.

Ndër të tjera Berisha theksoi se pa qeveri teknike, nuk ka rotacion pushteti në Shqipëri, prandaj kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Pa qeveri teknike, zgjedhje të lira nuk ka. Pa qeveri teknike, rotacion pushteti në Shqipëri nuk ka. Pa qeveri teknike, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, Shqipëria mbetet një vend i ndëshkuar, një vend që braktiset nga shqiptarët.
Ndaj dhe ftoj shqiptarët, ftoj çdo shqiptar të frymëzohet nga ju, të ndjekë shembullin tuaj, të vazhdojmë betejën tonë, të mbjellim shpresë dhe besim në të katër anët e vendit. Asgjë nuk na ndan ne nga fitorja jonë. Asgjë nuk na ndan ne nga realizimi i qëllimeve tona. Ne do fitojmë! Ndaj dhe edhe njëherë, mirënjohjen më të pakufishme. Edhe njëherë, Edi Ramës, jep dorëheqjen sa nuk është vonë. Largohu se forcë në botë nuk mund të pengojë shqiptarët pa rikthyer votën e lirë, pa shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti, kthetrat e këtyre hajdutëve që s’i ka pasur kurrë në histori Shqipëria as Europa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy