Kryeministri Rama kaloi sot pranë protestuesve të PD-së, teksa dilte nga Kryeministria.
Kjo shkaktoi reagimin e protestuesve, të cilët kanë nisur ta shajnë dhe ofendojnë. Madje nuk munguan edhe sharje të rënda.
Pas kësaj, Rama kaloi në pjesën prapa Kryesisë së Kuvendit, krejt i pashqetësuar. Më pas, Rama ka shkuar të pijë një kafe në anë të Kryesisë së Kuvendit. Protestuesit kanë rrethuar vendin.
Ndërkohë, pas daljes nga lokali të kryeministrit, i cili shoqërohej nga bashkëshortja dhe djali i vogël, protestuesit kanë hedhur në drejtim të tij vezë dhe patate, një gjest që erdhi pasi Rama i përshëndeti me dorë.



