14-vjeçarja lind fëmijën në Maternitetin e Korçës, arrestohet 21-vjeçari

14-vjeçarja lind fëmijën në Maternitetin e Korçës, arrestohet 21-vjeçari

Një e mitur 14-vjeçare ka lindur dje në Maternitetin e Korçës. Policia ka arrestuar një 21-vjeçar, për marrëdhënie seksuale me të mitur.

I riu pranoi se është babai i fëmijës së porsalindur.

Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare.

Sipas informacioneve nga Materniteti Korçë konfirmohet se 14-vjeçarja së bashku me fëmijën janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu po nga burime spitalore thuhet se 14-vjeçarja është paraqitur me 21-vjeçarin në maternitet dhe se kanë pohuar se kanë një marrëdhënie të rregullt, gjë që 21-vjeçari e ka pranuar edhe përpara uniformave blu që është babai i fëmijës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy