PD: Votuan vetëm 10% e qytetarëve, pati parregullsi dhe manipulime

PD: Votuan vetëm 10% e qytetarëve, pati parregullsi dhe manipulime

Për Partinë Demokratike, pjesëmarrja në votimin e sotëm nuk i kalon 15%. Në një deklaratë pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit, Ivi Kaso tha se KQZ po manipulon numrin e votuesve, ndërsa procesi është shoqëruar me parregullsi.  

“Pjesëmarrja 15%. PD paralajmëron kamikazët politikë se do të mbajnë përgjegjësi për falsifikimet që kanë kryer. Pati qindra parregullsi të denoncuara në media, edhe pse një parti vetë kandidon, vetë voton e vetë numëron. As mbushja e kutive, as manipulimi i votuesve nuk e shpëton Ramën nga ajo që e dinë të gjithë: shqiptarët e kanë refuzuar”, tha ai. 

PD: KQZ, vegël në duart e Ramës. Pjesëmarrja në votim vetëm 10%

15:00 - Partia Demokratike akuzon KQZ-në se po manipulon shifrën e pjesëmarrësve në votime. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, tha se KQZ po vepron në shkelje të ligjit, duke u kthyer në vegël të kryeministrit Rama.   

Sipas demokratëve, ndryshe nga sa raporton KQZ, shifra e pjesëmarrësve në votime nuk i ka kaluar 10%.

“KQZ është në krye të një operacioni manipulimi. Pjesëmarrja 10%. Paralajmërojmë të mos i shkojnë deri në fund këtij misioni manipulimi. Katër anëtarët e KQZ-së po veprojnë në shkelje të ligjit. KQZ është kthyer në vegël në duart e Ramës. Paniku i Ramës duket qartë, asgjë dhe askush nuk mund ta fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij”, tha Kaso.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy