
Javën e ardhshme në mbështetje të familjeve italiane, por edhe subjekteve dhe enteve shtetërore do të jepen 9 miliardë euro. Ky ishte një prej vendimeve të qeverisë italiane të mbledhur të premten nën drejtimin e kryeministres Giorgia Meloni.
Deri në fund të vitit 2023 do të vihen në dispozicion edhe 23 miliardë euro të tjera. Gjithçka do të varet nga situata e përgjithshme e tregut të energjisë, ku për momentin ka ulje të çmimit të gazit, por në muajt në vijim parashikimet për fat të keq nuk janë aq optimiste.
Një ndryshim në dekretin e ndihmës do t’u lejojë kompanive italiane të energjisë të marrin licensa për kërkime të burimeve të gazit në ujërat territoriale. Koncesionarëve do t'u kërkohet të vënë në dispozicion, 1 miliard deri në 2 miliardë metra kub gaz nga janari Ky vendim synon ta bëjë Italinë më të pavarur në sektorin e gazit dhe për ta vënë atë në dispozicion të kompanive me çmime të kontrolluara.



