‘Vrasësi i padukshëm’, Kryqi i Kuq dhe USAID apel për masa ndaj nxehtësisë ekstreme

‘Vrasësi i padukshëm’, Kryqi i Kuq dhe USAID apel për masa ndaj nxehtësisë ekstreme

Viti 2023 ishte më i nxehti i regjistruar, me temperaturat në rritje që prekin veçanërisht të moshuarit, punëtorët në natyrë dhe ata që nuk kanë akses në sistemet e ftohjes si kondicionerët.

Kryqi i Kuq dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhanë paralajmërimet e tyre kundër "vrasësit të padukshëm" të nxehtësisë ekstreme në një samit virtual, në prag të daljes së Shteteve të Bashkuara nga dimri më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.

"Ne po u bëjmë thirrje qeverive, shoqërive civile, të rinjve dhe të gjithë palëve të interesuara që të ndërmarrin hapa konkretë në mbarë globin për të ndihmuar në përgatitjen e vendeve dhe komuniteteve për nxehtësinë ekstreme", tha Jagan Chapagain, sekretar i përgjithshëm për Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Shefja e USAID-it, Samantha Power, paralajmëroi se në Shtetet e Bashkuara, "nxehtësia është tashmë më vdekjeprurëse se uraganet, përmbytjet dhe tornadot së bashku".

"Ne po u bëjmë thirrje agjencive të zhvillimit, filantropive dhe donatorëve të tjerë që të njohin kërcënimin që paraqet për njerëzimin nxehtësia ekstreme dhe të vënë burime për të ndihmuar komunitetet që t'i bëjnë ballë këtij kërcënimi.

Efektet e ndryshimeve klimatike nuk janë të kufizuara në vendet tashmë të nxehta si Lindja e Mesme. Në Evropë, kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë, më shumë se 60,000 njerëz u vlerësuan të kenë vdekur nga valët e të nxehtit në vitin 2022, vuri në dukje i dërguari i SHBA për klimën, John.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy