Mitro: Në Himarë humbi opozita, funksionoi mekanizmi elektoral i PS. PD është kthyer në fraksion të pushtetit (VIDEO)

Mitro: Në Himarë humbi opozita, funksionoi mekanizmi elektoral i PS. PD është kthyer në fraksion të pushtetit (VIDEO)

Kryeredaktori i MCN TV Leonard Mitro duke folur në edicionin e lajmeve mbi zgjedhjet në Himarë, tha se më shumë se sa fitore e kandidatit socialist, duhet parë si humbje e opozitës, që sipas tij nuk tregoi se ka një platformë për t’i bindur njerëzit për ndryshim. Ai shton se PS është disa hapa përpara opozitës në matematikën elektorale, ndërkohë që PD s’dha garancitë për të minimizuar deformimin apo tjetërsimin e votës.

Në fakt ka një matematikë elektorale, e cila në fund ka nxjerrë edhe një fitues. Rezultati që doli nga zgjedhjet e pjesshme në Himarë, ishte pak a shumë brenda projeksioneve të PS. Matematika elektorale e mazhorancës funksionoi më së miri dhe në fund gjithçka ishte brenda pritshmërive. Mazhoranca përdori më së miri të gjitha mekanizmat që nxorën fitues kandidatin e saj. PS sigurisht që është shumë hapa më përpara opozitës në të gjitha llogaritjet elektorale, duke bërë që, edhe e certifikuar nga institucionet, kandidati fitues të jetë i saji, po ashtu edhe procesi në një farë mënyrë të legjitimohet në fund, e ndihmuar edhe nga fakti që s’pati vëzhgues nga organizmat ndërkombëtarë, e kërkuar kjo edhe nga z.Gjikuria. Mendoj që se më shumë se sa fitore e kandidatit socialist, apo të përzgjedhurit nga Rama për të qeverisur Himarën, duhet parë edhe një lloj humbje e opozitës në këtë test elektoral. Jo e kandidatit Gjikuria në veçanti, por e opozitës në tërësi”.

I pyetur mbi faktin që Berisha e konsideroi z.Tavo "kukull në duart e Ramës" dhe hodhi akuza për krim elektoral, Mitro shprehet:

Vangjel Tavo mund të jetë një ‘kukull’ siç thotë opozita, por opozita tregoi, ndoshta edhe me vullnetin e saj, të mos demonstronte aftësi për të dëshmuar se është gati të bindë njerëzit edhe për qeverisjen lokale, në muajit që vijnë edhe për qeverisjen qendrore, se ka një platformë se do t’u japë njerëzve besim dhe shpresë se diçka mund të ndryshojë në këtë vend. Opozita më shumë funksionon si fraksion i pushtetit se sa një opozitë e mirëfilltë. Ishte betejë morale dhe prestigji edhe për opozitën, nisur nga eksperienca që pati me kandidatin z.Beleri, që iu mohua e drejta e betimit dhe ushtrimit të mandatit. Opozita duhet të jepte të gjitha garancitë, jo vetëm të monitoronte procesin nga afër, që të minimizonte sa të ishte e mundur, të gjitha mekanizmat që mund të çojnë në deformim apo tjetërsim të votës, çka s’e pashë ta bënte. Pati disa të deleguar nga Tirana, z.Noka apo ndonjë tjetër që shkuan në Himarë javën e fundit, por kjo me sa duket është shumë pak për të bindur qytetarët që opozita e ka seriozisht një garë për të hipotekuar si të themi edhe një besim për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

Pyetjes se çfarë pritet të sjellë marrja e bashkisë nga Tavo dhe pse s’ka reagime nga Gjikuria dhe Omonia, ai iu përgjigj:

Ka pasur disa komente dhe reagime më së shumti në media nga eksponentë lokalë të Omonias, që s’prisnin një humbje në të tilla përmasa të z.Gjikuria. Rezultati provoi se mekanizmi elektoral i PS funksionoi në mënyrë të përkryer, për t’i dhënë edhe kryeministrit atë që donte, një fitore prestigji kundrejt zërave që e etiketonin si kryeministri që grabit mandatet, grabit një bashki të vendit. Komente ka patur me përshtypjet që ‘sërish fitoi terrori’. Besoj që Omonia dhe PBDNJ do dalin me një qëndrim. Akuzat që artikulohen duhet të provohen, për sa kohë pretendimi është kryer krim elektoral, apo u është mohuar e drejta e votës qytetarëve”.

Mitro thekson se për Ramën nuk ka rëndësi etnia e atij që do të jetë në krye të bashkisë, mjafton që ai të përmbushë kriteret e kryeministrit për menaxhimin e territorit dhe mbështetjes për investitorët strategjikë që do vijnë nga qeveria. Ai nuk beson se Tavo do jetë ndërmjetësi i madh në dialogun mes Tiranës dhe Athinës.

Me Bashkinë e Himarës do ndiqet i njëjti model që është ndjekur edhe në të kaluarën. S’ka për të ndryshuar diçka në lidhje me çështjen kryesore që ka përplasur palët, që është ajo e pronësisë. Z. Tavo e ka marrë përsipër qo do jetë edhe drejtuesi i Kadastrës, mund të jetë edhe adjutanti i z.Rama në atë zonë për të zgjidhur çështjet e pronësisëNga eksperienca e ish-kryetarit të bashkisë z.Goro, që sot ka përfunduar në dyert e SPAK-ut, pikëpyetjet janë të mëdha, dhe duhet të presim dhe shohim se si do menaxhohet bashkia, dhe si do t’i ushtrojë kompetencat që ka kryetari i bashkisë në çështje që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit dhe shfrytëzimin e hapësirave në bregdet".

Për kryeministrin Rama s’ka rëndësi nëse në krye të bashkisë është dikush me etni greke apo shqiptare. Daullet e nacionalizmit dalin në krye sa herë duhet që elektorati të motivohet me të tilla narrativa. Unë besoj që për z.Rama edhe një pakistanez apo filipinez që ndoshta punon në resortet e bregdetit mund të bëhej kryetar i bashkisë së Himarës! Mjafton që të jetë socialist, dhe që të jesh socialist duhet të përmbushësh të gjitha kriteret që z.Rama kërkon, edhe sa i takon menaxhimit të territorit, edhe sa i takon mbështetjes për investitorët strategjikë që mund të vijnë nga qeveria qendrore dhe lokale.  Besoj se s’do jetë kaq e lehtë të kapërcehet ky ngërç që u krijua me z.Beleri. Është në tryezën e bisedimeve çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. S’besoj se z.Tavo do jetë ndërmjetësi i madh i dialogut Tiranë-Athinë, z.Tavo do angazhohet me çështjet e tjera. Se di nëse z.Rama do jetë i aftë të bindë Micotaqisin se është një partner i besueshëm me të cilin mund të diskutohet seriozisht për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe rajonit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy