Covid-19/ MSH: 55 raste të reja, asnjë viktimë

Covid-19/ MSH: 55 raste të reja, asnjë viktimë

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 1088 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 55 qytetarë.

Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 22 në Tiranë, 9 në Fier, 3 në Patos, nga 2 qytetarë në Korçë, Konispol, Sarandë, Vlorë, Mallakastër, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Vorë, Roskovec, Finiq, Gjirokastër, Tepelenë, Maliq, Elbasan, Gramsh, Lushnje.

Janë 382 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 11 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,317 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Prill 2022)

Raste të reja ditore 55

Të shëruar në 24 orë 45

Të shtruar në spitale 11

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1088

Testime totale 1,786,279

Raste pozitive 274,191

Raste të shëruara 270,317

Raste Aktive 382

Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 219

Fier 44

Vlorë 39

Elbasan 21

Korçë 17

Berat 13

Durrës 9

Shkodër 8

Gjirokastër 6

Kukës 3

Lezhë 3

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy