Arrestimi i Belerit, Meta: Qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë në këmbë, votë masive

Arrestimi i Belerit, Meta: Qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë në këmbë, votë masive

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta reagon lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri, pas dyshimeve për shit-blerje votash.

Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje! Ky është ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë.

Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra kryetarëve të bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë,  pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë.

Meta thotë se të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë duhet të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit.

Meta e quan Ramën grabitësin dhe shkatërruesin më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy