"Bilardo"/ Tare: Treni i turizmit elitar ka ikur nga Shqipëria

"Bilardo"/ Tare: Treni i turizmit elitar ka ikur nga Shqipëria

Studiuesi Auron Tare tha në studion e emisionit Bilardo në MCN se mënyra se si ne po e trajtojmë vijën tonë bregdetare është jashtëzakonisht e gabuar duke shtuar se nuk mundëm të mësonim as nga gabimet.

Duke vijuar Tare përsëriti disa herë se kudo ku ndërton një kompani shqiptare, shpartallohet vija shkëmbore bregdetare.

Mënyra si ne po e trajtojmë vijën tonë bregdetare është jashtëzakonisht e gabuar. Nuk mundëm të mësonin nga gabimet. Zhvilluesit shqiptarë janë shumë agresivë ndaj natyrës, ndaj trashëgimisë kulturore, ndaj peizazheve. Kudo ku ndërton një ndërtues shqiptar, vija bregdetare shkëmbore shpartallohet me ekskavator, duke nisur nga vija bregdetare e Butrintit.

Mënyra si ndërtuesit shqiptarë kanë ndërtuar në vijë bregdetare e kanë bërë në mënyrën më vulgare, më barbare të mundshme. Po të marrësh Ksamilin, atë që po ndodh, të gjitha ndërtimet dhe të shkosh në vijë detare 2 milje, në veriun e Korfuzit do shohësh që vija bregdetare e Korfuzit shkëmbore nuk është prekur asnjë centimetër. Mund të bësh një plan po nuk e prek. Në Ksamil nën hijen e të gjitha institucioneve e gjithë vija shkëmbore është shpartalluar me ekskavatorë. Është një dëm kaq i madh”.

Sipas Tares, treni i turizmit elitar ka kohë që ka ikur na Shqipëria.

Treni i turizmit elitar ka ikur nga Shqipëria. Mos e përmend elitar, se është ofendim në kuptimin e atyre që njohin fushën. Çmimet nuk janë për një kontekst elitar. Shqipëria ka ishuj, por jo si industri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy