
Grabitet baza ushtarake në Pashaliman. Disa armë dhe granata janë vjedhur nga depoja e armëve gjatë natës. Vjedhja është konstatuar një ditë më parë
Sipas të dhënave të para, janë vjedhur tri armë automatike. Vjedhja ka ndodhur gjatë kohës kur oficeri roje nuk ka qenë në vendin e punës.
Dyshimet e para janë se autor i vjedhjes mund të jetë një person i brendshëm ose dikush i lidhur me këta të fundit.
Mësohet se 5 punonjës të bazës ushtarake janë proceduar penalisht, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



