Hilsen Berisha, deputet i PDK-së, thotë se situata në veri të Kosovës i ngjan asaj para sulmit të Ukrainës. Sipas tij, deklaratat boshe nuk janë gjuha që Serbia kupton.
Rreziku është tepër i lartë. E njëjta situatë me atë para sulmit të Ukrainës. Kjo analogji e plotë me veprimet e Serbisë në veriun e Kosovës, vlerësoj se e vetmja zgjidhje do të ishte largimi i barrikadave.
Me deklarata boshe nuk kupton Serbia. Mendoj se zoti Eskobar duhej ta urdhëronte dhe jo të bënte deklarata se duhet të ekzistojë. Ka gjithmonë opsione në skenarët e Serbinë për ta penguar Kosovën dhe për ta sjellë bashkësinë ndërkombëtare në situata të tilla.
Fillimisht propozimi franko-gjerman u tha se kjo përbën një bazë të mirë për dialogun dhe një marrëveshje me njohje. Ky dokument nuk ka njohje dhe ajo që u propagandua në momentin deklarativ të këtij dokumenti po del gënjeshtër.



