
Banorët e Bërxullës janë ende pa një përgjigje lidhur me shqetësimin për shpronësimin banesave të tyre, si pasojë e ndërtimit të segmentit Thumanë-Kashar. Ata janë shprehur se nëse nuk do të kenë një zgjidhje nga shteti shqiptar do ta çojnë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut.



