Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Moskë ku është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Gjatë takimit me homologun serb, Putin tha se Rusia do të mbështes çdo zgjidhje për çështjen e Kosovës me të cilën do të pajtoheshin Beogradi dhe Prishtina.
"Do të mbështesim çdo zgjidhje të pranuar në mënyrë të ndërsjellë që arrijnë Beogradi dhe Prishtina", tha Presidenti rus.
Ai ritheksoi qëndrimin e Rusisë për të mbështetur tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Serbisë, ndërsa theksoi se situata në Kosovë duhet të zgjidhet në rrugë politike nëpërmjet dialogut në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërsa presidenti serb, shprehu mirënjohjen e tij për qëndrimin e Moskës ndaj çështjes së Kosovës, ndërsa e siguroi presidentin rus se Serbia do të vazhdojë të do të mbetet ushtarakisht e paanshme.
Serbia ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve euro-amerikane kundër Moskës për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë. Presidenti serb ritheksoi se vendi i tij këtë nuk do ta bëj kurrë.



