Qori: Detyra e partive të reja, të nxisë shoqërinë të kërkojë llogari dhe ushtroj trysni ndaj qeverisë

Qori: Detyra e partive të reja, të nxisë shoqërinë të kërkojë llogari dhe ushtroj trysni ndaj qeverisë

Kreu i 'Lëvizja Bashkë', Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, foli për përgatitjet e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare 2025.

Ai u shpreh se kjo lëvizje shkon përtej fjalës, te përballja me pushtetin, jo vetëm ne sferën politike por edhe në atë ekonomike.

Drupal Ad

E po merremi prej kohësh me pensionet e pensionistëve, kemi organizuar deri në shtatë protesta dhe do vazhdojnë protesta për minimunim jetik.

Në të njëjtën kohë jemi duke u marrë me kauzën punëtore, me të varfër dhe në ligjërimet tona ka vend për shtresën e mesme që kërkon një alternativë qeverisëse dhe që kërkon që artikulimi i problemeve të tyre të bëhet me zë të lartë dhe me organizim.

Kjo lëvizje shkon përtej fjalës, shkon te vepra, shkon te organizimi, shkon deri të përballja me pushtetin dhe të pushtetshmit jo vetëm në sferën politike por edhe sferën ekonomike.

Qori, u ndal edhe te detyra e tyre si parti politike te reja. Sipas tij, ata duhet të nxisin shoqërinë të kërkojë llogari dhe të ushtroj trysni ndaj institucioneve.  

Puna e SPAK është një punë e lënë në mes, në çerek, është punë e pakryer. Këtu nuk mund të pretendoj se është kryer puna dhe korrupsioni është vendos me shpatulla pas muri dhe ne shpëtuam.

Tani nëse puna e tyre do te kryhet ndonjëherë nuk besoj se e di dikush. Unë besoj se përgjigja ndaj kësaj pyetje varet se si është një institucion të pavarur.  

Qeveria ka ndikim mbi institucionet.

Detyra jonë është se ne nuk kemi fuqi të bëjmë ligje, ne kemi për detyrë te nxisim shoqërinë të kërkojë llogari dhe të ushtrojë trysni pozitive ndaj institucioneve që askush të mos jetë i përjashtuar, i administruar, askush të mos ketë vija të kuqe, po nuk e bëri këtë shoqëria, nuk mund ta bëj askush.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy