Katër të rinj, mes të cilëve dy vajza dhe dy djem, të grumposhave 20 deri 25 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Ksanthi të Greqisë.
Sipas autoriteteve aksidenti ka ndodhur nga përplasja e dy automjeteve, një autobusi, dhe një autoveturë, që po lëviznin përballë njëra-tjetrës.

Viktima kanë mbetur 4 të rinjtë që ndodheshin në autoveturë, ndërsa nga pasagjerët e autobusit, punëtorë të një biznesi në zonë, janë në mesin e 6 të plagosurve, ku njëri ndodhet në gjendje të rëndë.
Raportohet se mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe shqiptarë. Autoritetet bëjnë me dije se aksidenti ndodhi në orën 08:00 të mëngjesit të së dielës në autostradën e vjetër Ksant-Kavallë.
Shkak është bërë parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e lartë e mjetit ku ndodheshin 5 të rinjtë. Këta të fundit po ktheshin nga një festë.



