Emrat/ Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Lezhë, dy të arrestuar, në kërkim një tjetër

Emrat/ Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Lezhë, dy të arrestuar, në kërkim një tjetër

Një shtëpi bari është zbuluar në Lezhë ndërsa janë arrestuar dy të rinj dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit policor antikanabis të koduar "Trinomi" u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dean Gega, 28 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Ylli Pali, 24 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Fushë Milot, Kurbin, kishin përshtatur katin e parë të banesës së shtetasit Ylli Pali, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesë u konstatua se këta shtetas kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, si dhe kishin ndërtuar një dhomë shtesë, pa leje. 

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", shtetasi Xhovani Ndreca, 53 vjeç, banues në Milot, Kurbin, me detyrë faturist pranë OSHEE Kurbin, pasi dyshohet se ka lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, që furnizonte ndërtesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.  

Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan 271 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, 2 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, pajisje elektrike, llamba elektrike termale, lëndë ushqyese për kultivimin e bimëve narkotike etj.  

Nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy